Dritan Rexhepi u ekstradua nga Turqia në Shqipëri. I shumëkërkuari aktualisht ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, teksa po kryhen veprimet procedurale.
Më pas, pritet që Rexhepi të transferohet në burgun 313.
“Sipas informacioneve që sapo kemi marrë, bëhet me dije se Dritan Rexhepi sapo është ulur në aeroportin e Rinasit dhe po kryhen veprimet procedurale.
Menjëherë, pas procedurave, pritet që nën masa të rrepta sigurie, Dritan Rexhepi të niset për në burgun 313”, raporton ndër të tjera, gazetari i ABC News, Ervin Leka.