Nën masa të rrepta sigurie, “Gaxhai” të martën la për disa orë qelinë, mori pjesë në varrimin e motrës

Shqipëria

Nën masa të rrepta sigurie, “Gaxhai” të martën la për disa orë qelinë, mori pjesë në varrimin e motrës

Më: 8 janar 2025 Në ora: 13:51
Gazmend Braka

Gazmend Braka, i njohur ndryshe edhe “Gaxhai”, ditën e djeshme ka lënë për disa  orë qelinë pasi ka mare pjesë ne varrimin e motrës.

Burime nga Policia e Vlorës kane konfirmuar se ish drejtuesi i një prej bandave famëkeqe  të vitit 1997 është shoqëruar drejt fshatit Cerkovinë nën masa të forta sigurie teksa për disa ore ka qene i pranishëm  në fshatin e tij te lindjes teksa ka marre pjese ne varrimin e të motrës.

Informacioni për praninë e Gaxhait ka qene shume i rezervuar ndërsa për praninë e tij ne fshatin Cerkovinë për vetëm disa ore informacionin e ka patur vetëm drejtoria e përgjithshme e policisë.

Në Cerkovine deri në largimin e Gaxhait kanë qenë edhe forca të FNSH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat