Zyrtari i lartë amerikan viziton Tiranën, Meçe: Konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera, Shqipëri-SHBA

Shqipëria

Zyrtari i lartë amerikan viziton Tiranën, Meçe: Konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera, Shqipëri-SHBA

Më: 8 janar 2025 Në ora: 13:51
Arben Meçe

Zëvendëssekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard R. Verma do të vizitojë Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë nga 7-11 janar. Në Tiranë, pritet të diskutojë përparimin demokratik të Shqipërisë, aftësitë mbrojtëse dhe thellimin e lidhjeve ekonomike me Shtetet e Bashkuara.

Analisti Arben Meçe në një intervistë në “News Line” në ABC News, foli për vizitën e zyrtarit amerikan në Tiranë, duke thënë se është një konfirmim i qartë i marrëdhënieve të shkëlqyera që kanë dy vendet, Shqipëria dhe SHBA mes tyre.

“Marrëdhëniet Shqipëri SHBA janë marrëdhënie strategjike dhe kanë arritur një kulm në këtë katërvjeçar. Çështjet me të cilat bashkëpunon Shqipëria me SHBA janë strategjike dhe në përputhje me politikën e shtetit amerikan. Ky takim është një konsiderim dhe një falënderim që e kryen administrata Biden. E ritheksoj se në politikën amerikane në Shqipëri nuk do të ketë asnjë ndryshim por do të ketë zhvillime të mëtejshme”, tha ai.

Gjithashtu komentoi edhe zhvillimet e fundit në vend, përfshirë edhe marrjen në pyetje të ish-presidentit Ilir Meta, si edhe paraqitjen e Berishës në SPAK ku pati edhe protesta.

“Institucioni i ndëshkimit të çdo akti në shkelje të ligjit është bërë normë tashmë. Natyrisht Berisha dhe Meta po bëjnë përpjekje për t’ju kundërvënë në realiteti të tillë. Në deklarimet e tyre ka një tentativë për të politizuar situatat. Qëndrimi i ftohtë i prokurorisë po i pret krahët këtyre lëvizjeve që nuk kanë asnjë vlerë. Tentativat e tyre për t’u faktorizuar si nga Meta dhe Berisha, janë lëvizje të pavlera”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat