Malësi e Madhe- Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia për kultivim kanabisi. Sipas informacioneve, ishte i shpallur në kërkim në gusht të vitit 2023.
Ndërsa Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
“Më datë 09.08.2023, në fshatin Goraj, Kastrat, punonjësit e Policisë kanë konstatuar një automjet në të cilin po transportoheshin 480 bimë të dyshuara narkotike cannabis, të prera. 41-vjeçari, sapo ka konstatuar punonjësit e Policisë, ka braktisur automjetin dhe është larguar me shpejtësi”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.