I heqin tumorin pa kirurgji, 34-vjeçarja zbuloi sëmundjen pas dhimbjes së kokës

Shqipëria

I heqin tumorin pa kirurgji, 34-vjeçarja zbuloi sëmundjen pas dhimbjes së kokës

Më: 8 janar 2025 Në ora: 18:20
Artur Xhumari

Dhimbja e kokës ka qenë shenja që ka vënë në alarm një 34-vjecare, e cila është drejtuar menjëherë tek mjeku për të zbuluar shkakun e saj.

 “Bëhet rezonanca dhe aty ndodh çudia , del një tumor, me një tumor 3 cm me 2 cm mbi zgavrën e hundës por brenda në kokë , ngjitur me nervat e nuhatjes e afër nervave të shikimit, e ka emrin meningeom, është tumor I mirë ,është më i shpeshtë tek femrat, por problemi është se rritet”,- Artur Xhumari shef i neurokirurgjisë, QSUNT.

E reja i është nënshtruar ndërhyrjes për heqjen e tumorit, me një teknikë të re dhe shumë përfituese për pacientin.

 “E veçanta e kësaj është që nuk u përdor rruga klasike e prerjes, por heqja nga vetulla. E cila sjell shërim të shpejtë, dhimbje minimale dhe më e rëndësishme ajo e heqjes së tumorit”,-tha Artur Xhumari shef i neurokirurgjisë, QSUNT.

Shefi i neurokirugjisë, shpjegon se Meningeoma është një tumor që nëse hiqet totalisht, rreziku i përsëritjes është fare pak i vogël, por problem mbetet koha kur ai zbulohet.

“E keqja e këtij tumori në këtë vend është se kur i jep shenjat  I jep shumë vonë. Pra 3 cm është madhësi e madhe, por më shpesh i shohim 5 ose 6 cm , por nëse bëhet 6 cm vjen me shenja  më të mëdha se sa kaq, ngel në shtrat, rri si i hutuar  urinon pa vetëdije, del zhveshur jashtë. Në të tilla raste është vonë për të shpresuar për përmirësim”,-tha shefi i kirurgjisë.

Vetëm në shërbimin e neurokirugjisë në QSUNT, kryhen rreth 2000 operacione në vit, nga të cilat gjysmat janë menginioma dhe kancer të trurit. Mjekët e këtij shërbimi e kanë nisur vitin 2025, me një ndërhyrje urgjente, për heqjen e tumorit tek një fëmijë 5-vjeçar, i cili falë ndërhyrjes në kohë, tashmë ka lënë spitalin në gjendje të mirë shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat