Manja: 7124 qytetarë përfituan ndihmë juridike falas gjatë vitit 2024

Shqipëria

Manja: 7124 qytetarë përfituan ndihmë juridike falas gjatë vitit 2024

Më: 8 janar 2025 Në ora: 19:11
Ulsi Manja

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, njoftoi sot se gjatë vitit 2024, një total prej 7124 qytetarësh përfituan nga shërbimet e Ndihmës Juridike Falas, duke përfshirë këshillimin ligjor, asistencën, avokati falas dhe përjashtimin nga tarifat gjyqësore.

Manja bën të ditur se 6220 qytetarë kanë përfituar Ndihmë Juridike Parësore, ndërsa 904 qytetarë kanë përfituar avokat falas dhe përjashtim nga tarifat dhe shpenzimet gjyqësore.

Sipas Manjës, ky shërbim vazhdon të sigurojë akses të barabartë në drejtësi për ata qytetarë që kanë më shumë nevojë, pa kosto dhe në mënyrë efektive.

“Si një prej shtyllave të shtetit social, Ndihma Juridike Falas vazhdon të sigurojë akses të barabartë në drejtësi për ata qytetarë që kanë më shumë nevojë.

Gjatë vitit 2024, 7124 qytetarë përfituan nga këshillimi, asistenca ligjore, avokati falas dhe përjashtimi nga tarifat gjyqësore, duke i mundësuar secilit që kërkon drejtësi ta ketë atë, pa kosto dhe në mënyrë efektive”, shkruan Manja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat