Zjarr në një pallat pranë lumit Drin në lagjen Beselidhja në Lerzhë.
Kabina elektrike e një pallati në lagjen Beselidhja të Lezhës është përfshirë nga flakët në orët e mbrëmjes. Banorët dolën jashtë pasi tymi depërtoi brenda ambienteve, por fatmirësisht pati vetëm dëme materiale. Për shkak të këtij incidenti u shkëput energjia elektrike dhe zjarrfikësit mbërritën menjëherë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të ndihmuar në normalizimin e situatës.
Për shkak të dëmtimit të kabinës, disa pallate kanë mbetur pa energji dhe grupet ESSHE janë duke punuar për rikthimin e energjisë. Dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike në kabinën elektrike që ndodhet në bodrumin e pallatit, e cila solli më pas edhe përhapjen e flakëve brenda saj.
Zjarrfikësit ndërhynë për të nxjerrë nga ballkonet e tyre disa banorë, pasi kalimi nga shkallët ishte i vështirë për shkak të tymit.