Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar

Shqipëria

Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar

Më: 8 janar 2025 Në ora: 23:18
Ramazan Mataj

Rrustem Hasaj, babai i Arjon Hasaj, që vrau pak ditë më parë Ramazan Matajn në Shkodër, ka kërkuar falje për ngjarjen në emër të të birit.

Hasaj kërkoi që drejtësia të vazhdojë hetimin dhe djali i tij të marrë dënimin e merituar.

Ai u shpreh se nuk kishte asnjë informacionin për konfliktin mes djalit dhe viktimës.

“Jam i mbaruar nga ky gjest. I kërkoj ndjesë familjes së tij. Ta dinte baba, në këtë gjendje s’do shkonte. Unë kam qenë në Tiranë, e mora vesh më vonë, s’kam pasur asnjë informatë kanë apo jo armë. I kërkoj falje fisit, të atit të tij. Kemi pasur shoqëri. Unë vetë nuk ka qenë në dijeni, s’do ta lejoja të ndodhte. Ai që e ka bërë, marrtë dënimin e merituar. S’kam fytyrë t’i çoj njeri te shtëpia, nuk kam shkuar. I kërkoj ndjesë Fatmir Matës, më ka marrë në qafë me katër fëmijë”, tha ai, raporton tch.

Hasaj pohoi se ishte në dijeni të faktit se viktima kishte ngacmuar vajzat e tij.

“Djali ka deklaruar se është prishur me burrin e parë nga ky person, me burrin e dytë po ashtu. Unë e kam lënë në heshtje, jam në dijeni që e ka ngacmuar”, u shpreh Hasaj.

Mes frikës për hakmarrje, ai kërkoi të largohet së bashku me familjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat