Ja si do të jetë moti për ditën e nesërme, temperaturat do të...

Shqipëria

Ja si do të jetë moti për ditën e nesërme, temperaturat do të...

Më: 9 janar 2025 Në ora: 00:01
Ilustrim

Ditën e enjte moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me reshje shiu me intensitet të ulët gjatë orëve të para të ditës kryesisht në dy ekstremet veri-jug më pas bëhen lokale, nga orët e mbrëmjes pritet riaktivizim i reshjeve kryesisht në zonën veriperëndimore ku reshjet pritet të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët e hera – herës deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim 8m/sek, në lugina dhe bregdet 15m/sek me valëzimin në dete 2-3ballë.

Temperaturat parashikohen:

- në zonat malore 6 deri 15°C

- në zonat e ulëta 5 deri 19°C

- në zonat bregdetare 8 deri 18°C

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat