Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Shkodër.
Mësohet se një 45-vjeçar ka pësuar arrest kardiak në timon dhe ka humbur kontrollin e automjetit.
Si pasojë, është përplasur me dy automjete dhe ka ndërruar jetë në spital.
”Rreth orës 20:20, në lagjen “Naim Gjylbegu” shtetasi 45 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke u përplasur me 2 automjete të parkuara.Shtetasi ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër”, ka njoftuar Policia e Shtetit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të këtij rasti, thuhet më tutje.