Rama: Në 2013 sektori energjetik me humbje katastrofike, brenda mandatit të katërt synojmë pavarësinë energjetike

Shqipëria

Rama: Në 2013 sektori energjetik me humbje katastrofike, brenda mandatit të katërt synojmë pavarësinë energjetike

Më: 9 janar 2025 Në ora: 08:09
Foto ilustrim

 Kryeministri i vendit Edi Rama, ka shpërndarë një video në “Facebook” përmes të cilës tregon transformimin e sektorit energjetik.

Ai thekson se në vitin 2013, kohë kur Partia Socialiste fitoi zgjedhjet e përgjithshme, sektori energjetik në Shqipëri ngjante si një “vrimë e zezë” në mes të Evropës me humbje katastrofike të energjisë.

Krahas kësaj, Rama thotë se falë reformave dhe punës së bërë, Shqipëria sot  është prodhuesja më e madhe e energjisë diellore në rajon.

Ai thekson se brenda mandatit të katër qeverisës, Shqipëria do të fitojë pavarësinë e plotë  sa i takon furnizimit me energji.

“Mirëmëngjesi dhe me këtë videokartolinë të transformimit epokal në sektorin energjitik prej vitit 2013, kur Shqipëria ishte vrimë e zezë në mes të Europës me vjedhjet e humbjet katastrofike të energjisë, radhët e gjata të gjysmës së popullit për të paguar faturat edhe për gjysmën që s’paguante, lëvizjet skandaloze të çmimit e zhurmat e gjeneratorëve nëpër rrugë, e deri sot kur jemi prodhuesit më të mëdhenj të energjisë diellore në rajon, kemi shërbime të digjitalizuara e një volum investimesh në vazhdim që do të na japin pavarësinë e plotë energjetike brenda mandatit të katërt, ndërkohë që kemi vendosur uljen e parë në 35 vjet të çmimit për konsumatorët familjarë, nga e cila përfitojnë mbi 1 milionë abonentë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat