Policia në Tiranë ka arrestuar një 30-vjeçar, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 17-vjeçare.
Në pranga ka rënë shtetasi Xh.D.
Ai u arrestua nga efektivët e Komisariatit numër 5.
“U arrestua Xh. D., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 17-vjeçare”, njofton policia.