Qeveria miraton bonusin e pranverës për pensionistët/ Gonxhe njofton datën e shpërndarjes

Shqipëria

Qeveria miraton bonusin e pranverës për pensionistët/ Gonxhe njofton datën e shpërndarjes

Më: 9 janar 2025 Në ora: 14:22
Blendi Gonxhe

Qeveria ka miratuar bonusin e pranverës për të gjithë pensionistët. 10 mije lekë do të marrin ata që marrin më pak se 20 mijë lekë pension në muaj dhe 5 mijë lekë ata që kanë pension më shumë se 20 mijë lekë në muaj.

Bonusin prej 10 mijë lekësh e marrin 524 mijë pensionistë.

Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë ministri Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, tha se qeveria miratoi sot bonusin e pranverës.

Ai tha se pensionistët që marrin pension më të ulët se 20 mijë lekë do të marrin bonus 10 mijë lekë, ndërsa ata që marrin pension mbi 20 mijë lekë do të përfitojnë bonus 5 mijë lekë.

Ministri Blendi Gonxhe: Miratuam bunusin e pranverës për pensionistët e Shqipërisë. Ky bonus do shpërndahet 10 mijë lekë për ata që marrin pension më të ulët se 20 mijë lekë në muaj dhe 5 mijë lekë do marrin pensionistët që marrin mbi 20 mijë lek pension në muaj.Kryeministri Rama, lajmëroi në nëntor të vitit të kaluar një bonus të dytë, pas atij të fundvitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat