Gjyqi për “Plumbin e Artë”, Dumani rrëfen lokalin që shkonin ministra e politikanë!

Shqipëria

Gjyqi për “Plumbin e Artë”, Dumani rrëfen lokalin që shkonin ministra e politikanë!

Më: 9 janar 2025 Në ora: 14:49
Nuredin Dumani

Dëshmia maratonë e Nuredin Dumanit, vrasësit me pagesë, sot bashkëpunëtor i drejtësisë në procesin gjyqësor për dosjen “Plumbi i Artë”, vijon me dyer të mbyllura.

Dumani ka rrëfyer disa episode kriminale që janë renditur në dosjen e SPAK, si dhe ka vijuar përplasja mes tij dhe të pandehurve apo avokatëve në proces, raporton gazetarja Anila Hoxha. Dumani deklaroi se me Festim dhe Petrit Qolin është bërë mik në vitin 2013 e në vazhdim pasi ata paguan avokatin dhe ndërhynë në sistemin e drejtësisë për ta nxjerrë nga burgu me një raport mjekësor si i sëmurë.

Nuredin Dumani deklaroi se në lokali i Qolëve frekuentohej nga politikanë e ministri por pa përmendur emra. Nga ana tjetër, Gentjan Sharra ka kundërshtuar një dëshmi të Dumanit, teksa ky i fundit e implikoi në një ngjarje kriminale, pasi në deklarimet fillestare para prokurorëve nuk e kishte përmendur.

Ndërkohë, Petrit Qoli që seancën e kaluar tha se po mbahet në burg me pa të drejtë, duke lënë jashtë një grua që e dashuron, në seancën e kësaj të enjte, tha se do të lutet për dy prokurorët e SPAK të cilët i konsideron si anëtarë të familjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat