Detajet/ Renea gjen armë në banesën ku ndodhej vajza në Astir

Shqipëria

Detajet/ Renea gjen armë në banesën ku ndodhej vajza në Astir

Më: 9 janar 2025 Në ora: 14:52
RENEA

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me denoncimin e bërë nga një vajzë në Astir, se është dhunuar nga disa persona.

RENEA është futur në apartament dhe ka gjetur vajzën të vetme dhe në gjendje të rënduar psikologjike.

Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se RENEA në katin e tetë të banesës ka gjetur 2 pistoleta.

Ka dyshime se në banesë ka pasur persona të tjerë, por se mund të jenë larguar, kur ka ardhur policia për ndihmë. Edhe banorët kanë thënë se kanë dëgjuar të shtëna armësh. Babai ka thënë se vajza e tij është marrë peng.

Banesa është marrë me qira nga persona të tjerë, që dyshohet se kanë qenë në apartament.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat