Buxhuku: Nëse do kishte menaxhim të mirë të ekonomisë, sot do kishim paga më të larta

Shqipëria

Buxhuku: Nëse do kishte menaxhim të mirë të ekonomisë, sot do kishim paga më të larta

Më: 9 janar 2025 Në ora: 15:59
Gjergj Buxhuku

Gjergj Buxhuku, kreu i Konfindustria i ftuar në studion e News 24 deklaroi se nëse do kishim menaxhim më të mirë të parave në vend, sot qytetarët shqiptarë do të kishin paga më të larta.

Buxhuku theksoi se në situatën ekonomike ku ndodhet vendi, nuk përjashtohet dhe kolapsimi i situatës.

“Nëse do kishte menaxhim të mirë, sot do kishim paga më të larta. Problem i ekonomisë shqiptare është së pari mungesa e konkurrencës. Nuk ka konkurrencë të mjaftueshme. Së dyti, në treg ka shumë para të zeza, që oksigjenojnë ekonominë tonë.

Ekonomia jonë është sot tokë e minuar. Më 1996 situata ekonomike ishte e mirë. Ama, erdhi 1997 dhe u pa se ra menjëherë. Sot ekonomia mbështetet në turizëm dhe në ndërtim dhe përligjin burimet e zeza dhe ekonomia e situata mund të kolapsojë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat