Në 11 janar diaspora do të hedhë hapin e parë, atë të regjistrimit që u mundëson pjesëmarrjen në parlamentaret e pranverës.
Dy ditë nga nisja e procesit të regjistrimit përmes platformës PER, nën administrimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, u mbodh dhe kryesia e Partisë Socialiste.
Në takimin mes kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesve politikë u vendos që ata të nisin një fushatë informimi me shqiptarët jashtë vendit.
Drejtuesit politik do të udhëtojnë në shtete të ndryshme të Evropës ku jetojnë e punojnë shqiptarë për tu takuar dhe për t’i informuar për mënyrën e regjistrimit në PER.
Ata do të shpërndahen sipas qarqeve dhe vëmendja kryesore do të jetë te diaspora e Greqisë dhe Italisë, aty ku jeton edhe pjesë më e madhe e shqiptarëve në emigrim.