Më shumë se 1000 kilogramë kokainë, edhe pse sasia është në pritje të peshimit, janë sekuestruar në Portin e Vigos, në një nga konteinerët e anijes “Cape Ciprius”.
Ministri i Brendshëm Spanjoll, Fernando Grande-Marlaska , ka vlerësuar punën e policisë në një deklaratë. Konfirmohet se janë 9 të arrestuar, me kombësi belge dhe shqiptare.
Kokaina ishte transportuar në kontej
Inerë të shkarkuar nga anija “Cape Citius”, me flamur nga Qipro, e cila u ankorua në Vigo këtë javë dhe u nis tashmë për në Spanjën jugore. Pas kapjes së drogës, trafikantët u arritën të arrestohen pranë një qendre tregëtare në Vigo. Këtë të enjte nga Tui, ministri i Brendshëm, Fernando Grande-Marlaska, e cilësoi operacionin e drogës si “të rëndësishëm”, por nuk dha më shumë informacion, sepse ai është ende “sekret”. Ai vlerësoi “profesionalizmin dhe kapacitetin” e forcave të sigurisë në trajtimin e problemit të këtyre “bandave kriminale” të përkushtuara ndaj trafikut të drogës.
Në operacion morën pjesë anëtarë të Greco Galicia dhe Udyco të Policisë Kombëtare të Vigos, Pontevedra, Málaga etj.
Të arrestuarit pritet të dalin nesër para gjykatës.