Ishte nisur nga Elbasani drejt Peqinit në këmbë mes autostradës, policia ndihmon të moshuarën

Shqipëria

Ishte nisur nga Elbasani drejt Peqinit në këmbë mes autostradës, policia ndihmon të moshuarën

Më: 9 janar 2025 Në ora: 19:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Kjo e moshuar ecte në këmbë në aksin Elbasan Peqin në fshatin Papër.

Punonjësit e qarkullimit rrugor që patrullonin në këtë aks rrugor janë afruar dhe e kanë pyetur të moshuarën që ecte në mes të rrugës se ku po shkonte; ajo i përgjigjet për në shtëpi.

Menjëherë punonjësit e qarkullimit rrugor i kanë ofruar ndihmë për ta dërguar në banesë në fshatin Paulesh-Peqin.

Këtë aks e moshuara do ta bënte në këmbë pasi nuk kishte gjetur mjet transporti.

Ajo është shëndosh e mirë në banesën e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat