Plator Nesturi emërohet prefekt i Qarkut të Vlorës

Shqipëria

Plator Nesturi emërohet prefekt i Qarkut të Vlorës

Më: 9 janar 2025 Në ora: 20:43
Plator Nesturi

Plator Nesturi emërohet prefekti i ri i qarkut të Vlorës. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Ky pozicion kishte mbetur vakant pasi Vangjel Tavo u zgjodh kryebashkiak i Himarës.

Nesturi ka shërbyer më parë si ambasador i Shqipërisë në Spanjë.

“Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi: Plator Nesturi emërohet prefekt i Qarkut të Vlorës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat