Plator Nesturi emërohet prefekti i ri i qarkut të Vlorës. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Ky pozicion kishte mbetur vakant pasi Vangjel Tavo u zgjodh kryebashkiak i Himarës.
Nesturi ka shërbyer më parë si ambasador i Shqipërisë në Spanjë.
“Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi: Plator Nesturi emërohet prefekt i Qarkut të Vlorës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””, thuhet në njoftim.