I moshuari godet 45-vjeçarin me sende të forta, ky i fundit e qëllon me thikë, të dy përfundojnë në spital

Shqipëria

I moshuari godet 45-vjeçarin me sende të forta, ky i fundit e qëllon me thikë, të dy përfundojnë në spital

Më: 9 janar 2025 Në ora: 21:55
Foto ilustrim

Një incident i dhunshëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Ndre Mjeda mes dy qytetarëve për motive të dobëta.

Shtetasi B.D, rreth 69 vjeç, ka goditur me sende të forta shtetasin B.M, rreth 45 vjeç, i cili më pas ka reaguar duke goditur B.D me një mjet prerës.

Të dy të përfshirët në konflikt janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia dhe Grupi Hetimor janë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat