Deputeti demokrat Dashnor Sula u shpreh se demokratët në bazë janë duke kërkuar bashkimin tashmë duke lënë pas të shkuarën.
Sula: Gramshi dhe Cërrik që unë mbuloj, të gjithë kanë qenë në mbledhjet e kryesisë së partisë dhe me faktorët përbashkues. Dhe gjëja që më kënaqi më shumë është se thanë se duhet të lënë çdo gjë mënjanë gjatë këtyre viteve të fundit në PD.
Kam bërë disa takime në fshatra, por ka andej shtëpi si në kushtet e Mesjetës ku hyn era dhe shiu në banesë.
Më tha një banor, që të hanë Edi Rama dhe Balla, por të na lënë edhe në të hamë, por nuk na kanë lënë gjë. Nuk kemi lopë dhe bagëti më!