Berisha: Duhet të flasësh me mendjen e Lubisë që të thuash se kjo është ulja e parë e çmimit të energjisë në histori

Shqipëria

Berisha: Duhet të flasësh me mendjen e Lubisë që të thuash se kjo është ulja e parë e çmimit të energjisë në histori

Më: 10 janar 2025 Në ora: 13:42
Foto ilustrim

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi sot në konferencën e tij të përjavshme me gazetarët për uljen e çmimit të energjisë elektrike për familjet që konsumojnë deri në 700 kilovat në muaj.

Berisha tha se ulja e çmimit është antiligjore dhe se ka për qëllim grabitjen e votave të shqiptarëve.

Berisha tha se në vitin 2013  çmimi i energjisë elektrike ishte 77 lekë, Rama e  ngriti atë duke e çuar në 95 lekë dhe se tani e zbriti në 85 lekë.

“Kështu që gjatë 10-vjeçarit, krahasuar me vitin 2013 e para, qytetarët shqiptarë paguan gjithsej rreth 900 milionë euro. Duhet të jesh ai që është ai vetë të thuash që nuk kam rritur çmimin e energjisë ndonjëherë. Duhet të flasësh me mendjen e Lubisë që të thuash se kjo është ulja e parë e çmimit të energjisë në histori. Të mendosh më keq se ata që besonin se shqiptarët hanin bar. Ti e more me 77 lekë, e ngrite në 95 dhe zbrite në 85. Kjo është zbritje? Pra, e ka 10 lekë më shtrenjtë se sa ishte në vitin 2013”, u shpreh kreu i PD-së, teksa foli për aferën e qeverisë me CEZ DIA, nga një aferë që sipas tij shqiptarëve u janë vjedhur 900 mln euro.

Sali Berisha: Sot jam këtu për t’u paraqitur shqiptarëve paketën apo qëndrimin tonë ndaj çmimit të energjisë. Siç është e njohur tashmë, në vitin 2013 ne kemi lënë 3 çmime për energjinë.

Kemi lënë çmimin 77 lekë për 300 kilovatët e parë, çmim i cili mbulonte konsumin e mbi 78 përqind të familjeve shqiptare.

Kemi lënë çmimin e dytë me 115 lekë kilovati, që mbulonte të tjerët që konsumonin më shumë. Për biznesin ne kemi pasur çmimin më të ulët në Europë, 60 lekë për kilovat/orë.

Ky çmim ishte plotësisht i përballueshëm, përputhej me qëndrimin e qeverisë ndaj mbështetjes të fuqishme të sektorit të biznesit dhe ishte një nga atraksionet e rëndësishme të investitorëve vendas dhe të huaj në Shqipëri.

Ndërkohë ne ndërmorëm projektin e shndërrimit të Shqipërisë në superfuqi të vogël rajonale të energjisë së rinovueshme, me të cilën PS u tall rëndom kushedi sa herë. Edi Rama, pas marrëveshjes së tij korruptive me CEZ-in, kompani e cila fatura zyrtare të njohura nga auditi ndërkombëtar, kishte borxhe ndaj shqiptarëve 630 milionë euro.

Dëme të krijuara indirekt ishin 3.2 miliardë euro. Edi Rama me famozin Fyle, iu kujtohet juve, la arbitrazhin, proces në të cilin ne kishim bindje absolute se e fitonim, dhe proces i cili do detyronte CEZ-in, të paktën ato me faturë, 630 milionë t’ia kthente shtetit shqiptar.

Edi Rama jo vetëm i dorëzoi këto 630 milionë, por pagoi nga buxheti i shtetit edhe 100 milionë euro shtesë CEZ-it.

Afera e Edi Ramës me CEZ-in është një nga aferat më të mëdha në historinë e korrupsionit evropian.

Pas kësaj marrëveshje famëzezë, Edi Rama rriti çmimin. D.m.th fashon gjer në 300 euro e bëri 95 lekë, e rriti pra me rreth 20 e ca përqind dhe fashon tjetër e rriti me 118 lekë. Me këtë rritje, Edi Rama plaçkiti shtresat në nevojë, që quhen ato që e merrnin me 77 lekë, me një shumë në vit prej 60 milionë eurosh dhe që në 10 vite bëhen 600 milionë euro.

Nuk është vetëm kaq. Është shumë më tepër. Në vitin 2023, në mënyrë paradoksale, antiligjore, Edi Rama merr nga buxheti i shtetit, me akt normativ, 200 milionë euro mbështetje buxheti për KESH-in dhe 80 milionë hua. I jep pra 280 milionë euro nga buxheti i shtetit.

Kështu që gjatë 10-vjeçarit, krahasuar me vitin 2013 e para, qytetarët shqiptarë paguan gjithsej rreth 900 milionë euro.

Duhet të jesh ai që është ai vetë të thuash që nuk kam rritur çmimin e energjisë ndonjëherë.

Duhet të flasësh me mendjen e Lubisë që të thuash se kjo është ulja e parë e çmimit të energjisë në histori. Të mendosh më keq se ata që besonin se shqiptarët hanin bar.

Ti e more me 77 lekë, e ngrite në 95 dhe zbrite në 85. Kjo është zbritje? Pra, e ka 10 lekë më shtrenjtë se sa ishte në vitin 2013.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat