“Pse ma shave çunin”- Si u plagos 40-vjeçari në Fier nga i dashuri i gruas

Shqipëria

“Pse ma shave çunin”- Si u plagos 40-vjeçari në Fier nga i dashuri i gruas

Më: 10 janar 2025 Në ora: 15:53
Melisa Belulli dhe viktima

Të dielën e 5 janarit në Fier u qëllua me armë ndaj 40 vjeçarit G. H, babai i një djali 10 vjeçar.

Nga hetimet e para dyshohet se ai u qëllua pas një debati me të dashurin e ish-bashkëshortes.

Prej të dielës G.H po lufton me jetën në spital ndërsa drama e familjes ka prekur rëndë edhe djalin e tij, i cili është në gjëndje të rënduar emocionale.

Sipas gazetarit të Euronews Albania 40 vjeçari G.H prej disa muash kishte nisur procesin e divorcit me bashkëshorten e tij  Melisa Beluli, 29 vjeçare, e cila në këtë periudhë kishte nisur bashkëjetesën me Klement Beqaj, 25 vjeçar.

Djali i tyre 10 vjeçar jetonte me nënën dhe të dashurin e saj ndërsa në fundjavë qëndronte me babain.

Në ditën e ngjarjes djali ishte me babanë G.H, ndërkohë gjatë ditës ka telefonuar disa herë mamanë për ta marrë.

Përgjatë telefonatave mamaja i ka thënë djalit se nuk është në Fier, moment ky kur djali ka debatuar me nënën e tij duke i thënë; “Ti gjithmonë kështu më thua, nuk jam në Fier, sjam këtu, e sjam atje… si fëmijë”.

Në këtë moment ka ndërhyrë bashkëjetuesi i saj duke e sharë me fjalë të rënda djalin me fjalinë: “Here rri aty ti, mos na çaj ….”

Babai i djalit e ka dëgjuar dhe ka marrë në telefon, nga celulari i djalit, ish-bashkëshorten me të cilën ka debatuar shkurt me të, pasi ajo i ka mbyllur telefonin.

Pak më vonë ish-bashkëshortja me të dashurin e saj kanë mbërritur në lokalin ku ishte G.H. Në momentin e takimit babai i 10-vjeçarit G.H i ka kërkuar shpjegim 25 vjeçarit, autor i plagosjes, arsyet e këtij komunikimi me djalin e tij.

Klement Beqaj i është përgjigjur me fyerje në sy të fëmijës dhe ish-bashkëshortes, e pas fyerjeve ka nxjerrë armën duke e qëlluar.

Ish-bashkëshortja ka marrë të dashurin e saj dhe janë larguar në drejtim të Patosit, ku edhe është gjetur aumjeti i braktisur.

Familjarët e të plagosurit hedhin akuza ndaj ish-bashkëshortes dhe kërkojnë që dhe ajo të akuzohet si bashkëautore në krim pasi sipals tyre nuk ka ndërhyrë për të z butur konfliktin, dhe është bërë shtysë dhe shkaktare e ngjajres duke nisur bashkëjetesë me të dashurin pa mbyllur procesi ne divorcit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat