Balliu denoncon: Zv.kryeministrja Balluku me një mal me akuza, po mbërthen drejtësinë

Shqipëria

Balliu denoncon: Zv.kryeministrja Balluku me një mal me akuza, po mbërthen drejtësinë

Më: 10 janar 2025 Në ora: 17:07
Klevis Balliu

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka denoncuar ditën e sotme emërimin në funksionin e zv.kryetarit të Gjykatës së Apelit, të kunatës së Pamela Qirkos (Ballukut) motrës së zv.kryeministres Belinda Ballukut.

Në një reagim publik, Balliu shprehet me ironi se drejtësia e re përforcohet nga pavarësia nga qeveria.

“Kunata e Ballukut 2, promovohet për pavarësi të drejtësisë nga Balluku 1 dhe 2!

Super drejtësia e re përforcohet nga pavarësia e qeverisë, me familjarët e qeverisë në krye, sot Iliba Bezati është emëruar si nënkryetare e Gjykatës të Apelit.

Bezati është kunata e Pamela Ballukut e cila është kryetarja e Vetingut në shkallën e parë”, thekson demokrati.

Më tej ai shprehet se ministrja e Energjitikes dhe Infrastrukturës me një mal me akuza dhe abuzime, ndihet imune, pasi po mbërthejnë drejtësinë.   “Ndërkohë që e motra, Belinda Balluku është zv kryeministre dhe ministre e energjetikes dhe ministre e infrastruktures me një mal me akuza për korrupsion.  Sa e pavarur është drejtësia ndaj Ballulkut kur familjarët e saj vendosin se kush e kalon e kush jo vetingun.

Sa e pavarur është kjo drejtësia kur shikon se drejtësia është e mbushur me Ballukët e qeverisë dhe kunatat e pushtetit.  Kjo është arsyeja pse ne kemi kilometrin më të shtrenjte në botë, me standardet më të ultë dhe përgjegjësia është ZERO.  Sepse ministrja ndjehet imune, pas mbërthimit që i bën drejtësisë”- shprehet ai

REAGIMI I KLEVIS BALLIUT

Kunata e Ballukut 2, promovohet për pavarësi të drejtësisë nga Balluku 1 dhe 2! Super drejtësia e re përforcohet nga pavarësia e qeverisë, me familjarët e qeverisë në krye, sot Iliba Bezati është emëruar si nënkryetare e Gjykatës të Apelit.

Bezati është kunata e Pamela Ballukut e cila është kryetarja e Vetingut në shkallën e parë.  Ndërkohë që e motra, Belinda Balluku është zv kryeministre dhe ministre e energjetikes dhe ministre e infrastruktures me një mal me akuza për korrupsion.

Sa e pavarur është drejtësia ndaj Ballulkut kur familjarët e saj vendosin se kush e kalon e kush jo vetingun. Sa e pavarur është kjo drejtësia kur shikon se drejtësia është e mbushur me Ballukët e qeverisë dhe kunatat e pushtetit.

Kjo është arsyeja pse ne kemi kilometrin më të shtrenjte në botë, me standardet më të ultë dhe përgjegjësia është ZERO.

Sepse ministrja ndjehet imune, pas mbërthimit që i bën drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat