Ulqinaku: Për 12 vjet me duar në xhepa pa asnjë investim! Rama, paralizoi trafikun në Shkodër për më shumë se 3 orë

Shqipëria

Ulqinaku: Për 12 vjet me duar në xhepa pa asnjë investim! Rama, paralizoi trafikun në Shkodër për më shumë se 3 orë

Më: 10 janar 2025 Në ora: 17:34
Izmira Ulqinaku

DEKLARATË PËR MEDIA ANËTARJA E KËSHILLIT BASHKIAK SHKODËR, IZMIRA ULQINAKU

Sot Shkodra u zgjua e rrethuar nga forca të shumta policie, të cilat paralizuan trafikun në rrugët e qytetit për më shumë se 3 orë. Arsyeja ishte vizita e kryeministrit antiverior, Edvin Rama.

Rama erdhi në Shkodër si përherë në këto 12 vjet, me duar në xhepa, pa sjellë asnjë investim konkret, madhor, duke mashtruar me bojatisje e fasada.

Edhe pse i ka të gjitha pushtetet, përfshirë Bashkinë Shkodër, të cilën e mori me dhunë e para, përsëri nuk e lë urrejtja për veriun që të investojë. Shkodrën e lë tek të fundit në renditje, përsa i përket shpërndarjes së fondeve.

Shkodranët nuk gënjehen me lyerje fasadash, as me tenda tregu, e as me një fushë basketbolli në një shkollë të një ish-komune. Shkodranët kërkojnë dinjitet nga Qeveria, kërkojnë investime serioze të cilat lënë shenjë në mirëqenien e secilit banor. Shkodranët nuk kërkojnë lëmoshë, por atë që iu është premtuar në çdo fushatë.

Partia Demokratike ka lënë gati që nga 2013 projektet madhore për Shkodrën, të cilat Edvin Rama nuk i ka konsideruar.

Tash 12 vjet, Shkodra jonë po shpopullohet dita ditës, për shkak të varfërimit që i ka bërë Qeveria e bijve të komunizmit.

Kërkojnë tua fshijnë memorjen qytetit tonë, duke kërkuar të shndërrojnë lagjet tradicionale në lagje pa identitet.

Kërkojnë ta kthejnë Shkodrën e artit e kulturës në qytetin e ahengut komercial.

Kërkojnë ta boshatisin këtë qytet me histori, për ta zëvendësuar me emigrantë të botës së tretë.

Urrejtja që ka Rama është tepër e madhe, prandaj Qarku jonë renditet ndër qarqet më të varfra në rang kombëtar, për pasojë edhe emigracioni është tepër i madh.

Banorët e Shkodrës kanë memorje, dijnë të bëjnë diferencën mes dy qeverisjeve. Kuptojnë kush e kërkon pushtetin dhe për çfarë. Shkodranët janë të zgjuar dhe e dijnë që Rama, sikur të rrijë në Qeveri edhe 100 vjet, Shkodrën nuk e ka në hartën e investimeve.

Ndërsa Partia Demokratike me Sali Berishën kryeministër përgjatë 8 viteve të pushtetit e vlerësoi Shkodrën në qytetin kantier, ku infrastruktura ishte parësore. U investua me themel duke ndikuar në mirëqenien e qytetarëve. Vëmendja, që do të ketë Qarku jonë, me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet pas 11 Majit, është e garantuar për secilin banor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat