Berisha: Këto zgjedhje janë unike, sepse për herë të parë gjysma e elektoratit është jashtë vendit

Shqipëria

Berisha: Këto zgjedhje janë unike, sepse për herë të parë gjysma e elektoratit është jashtë vendit

Më: 10 janar 2025 Në ora: 18:00
Sali Berisha

Berisha: Një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ju, dhe një urim edhe njëherë për vitin e ri 2025, si viti i fitores së merituar të opozitës shqiptare mbi regjimin e narkodiktaturës së Edi Ramës. Këto zgjedhje për çdonjërin prej nesh janë unike, janë të parat zgjedhje të këtij lloji në 34 vite. Këto janë zgjedhjet e para në të cilat gjysma e elektoratit është ën Shqipëri, gjysma e elektoratit është nëpër botë. Dhe ridimensionimi, përshtatja e veprimtarisë sonë me këtë realitet të ri është i një rëndësie vendimtare për fitoren e opozitës më datën 11 maj.

Duhet pranuar se, forcat politike në Shqipëri startojnë përpjekjet dhe fushatën elektorale jashtë Shqipërisë nga mungesa e plotë e eksperiencës. Mirëpo, po të kemi parasysh shpërndarjen e elektoratit dhe të disa kushteve të veçanta në Shqipëri, fushata jonë elektorale me shqiptarët jashtë Shqipërisë është e një rëndësie absolutisht të njëjtë me fushatën brenda vendit. Në këtë kuadër, është e domosdoshme që ne përpjekjen tonë, veprimtarinë tonë ta ndajmë të njëjtë për elektoratin brenda dhe për elektoratin jashtë vendit. E domosdoshme.

Sot, në drekë e theksova, edhe flamurin e kemi me dy koka ne, shqiponjën. Tani, edhe zgjedhjet i kemi me dy koka ne. Kështu është, kjo është historia jonë. Por kjo, është një arritje e madhe, sepse gjysma e shqiptarëve do ushtrojnë të drejtën kushtetuese të votimit, në një kohë që nuk e ushtronin, dhe kjo nuk ndodhte me asnjë komb tjetër në rajon, përveçse me ne. Ne po bëjmë përpjekje të mëdha që ky proces të jetë proces transparent, i ndershëm dhe të mos mund të kapet nga Edi Rama dhe banda e tij, e cila pareshtur bën çdo përpjekje ta kapë.

Por, natyrisht ne jemi për një proces transparent, një proces i cili, përjashton manipulimin dhe garanton numërimin e ndershëm dhe korrekt të asaj vote. Ky proces zhvillohet në Shqipëri dhe jashtë saj. Duhet pranuar se, të dy fazat, ajo që zhvillohet në Shqipëri dhe ajo jashtë saj janë të një rëndësie kryesore për këtë proces, natyrisht përcaktuese është puna jonë brenda vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat