Këto janë sendet e gjetura në tavolinë në apartamentin ku ishte e mbyllur 21-vjeçarja Sajma Qordja, e cila një ditë më parë ngriti në këmbë Policinë e Shtetit dhe Forcat RENEA, pas telefonatës denoncuese të bërë në polici.
Siç shihet në në pamje, në tavolinë ndodhen pije, shishe birre, mbetje droge, 2 pistoleta dhe paketa cigareje të grumbulluara.
Policia njoftoi më herët se ka shpallur në kërkim 5 persona.
Bëhet fjalë për shtetasit S. S., 29 vjeç, A. A., 36 vjeç dhe O. A., 31 vjeç, të tre banues në Tiranë dhe A. J., 40 vjeç, banues në Vlorë.
Njoftimi:
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për shtetasen S. Q. që kërkoi ndihmën e Policisë, ndërkohë që ndodhej në katin e tetë të një pallati në Astir, bëjmë me dije se:
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasit:
S. S., 29 vjeç, A. A., 36 vjeç dhe O. A., 31 vjeç, të tre banues në Tiranë; J. S., 26 vjeç, banues në Tepelenë; dhe A. J., 40 vjeç, banues në Vlorë.
Nga veprimet e para hetimore të kryera për këtë rast dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mbajtur të mbyllur shtetasen S. Q., në apartamentin ku ndodhej, i marrë me qira ditore.
Gjithashtu, ishte marrë me qira ditore apartamenti përballë në të cilin shërbimet e Policisë, ditën e djeshme, gjetën gjatë kontrollit, 2 armë zjarri, municion luftarak dhe sende të tjera personale që do t’i shërbejnë hetimit.
Vijon puna për kapjen e 5 shtetasve të shpallur në kërkim. Gjithashtu, vijojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Gjithashtu në kërkim është shpallur edhe Joni Sadikaj, 26 vjeç, banues në Tepelenë i cili ëhstë i dashuri i vajzës 21-veçare.
Nga veprimet e para hetimore të kryera për këtë rast dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mbajtur të mbyllur 21-vjeçaren në apartamentin ku ndodhej, i marrë me qira ditore, njftoi policia.