Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë të hënën një vizitë në Romë. Media italiane “Agenzia Nova” jep detajet e vizitës së kreut të qeverisë shqiptare nga ku mësohet se Rama do të udhëtojë drejt Italisë fqinje për prezantimin e Giro d’Italia. Këtë vit gara e çiklizmit do të nisë më 9 maj nga Shqipëria.
Durrës-Tiranë do të jetë e para nga tre etapat shqiptare, që do të përfundojë në Vlorë dhe që do të nisë edicionin e 108-të të garës. Itinerari i plotë i garës do të zbulohet në tërësinë e tij të hënën në Romë.
Për momentin nuk ka një konfirmim për një takim mes Edi Ramës dhe kryeministres italiane, Giorgia Meloni, ndonëse nuk mungojnë temat për diskutim mes dy liderëve.
Siç është hapja e dy qendrave për pritjen dhe ndalimin e emigrantëve nga Shëngjini dhe Gjadëri, të cilat mbeten ende jo funksionale për shkak të disa ngërçeve ligjore të diktuara nga ccështja e riatdhesimeve sa i takon vendeve të sigurta.