“E dashuroj, por nuk e gjej”, Rama në “Flasim”: Paqja e vërtetë është ajo që zien!

Shqipëria

“E dashuroj, por nuk e gjej”, Rama në “Flasim”: Paqja e vërtetë është ajo që zien!

Më: 11 janar 2025 Në ora: 09:47
Edi Rama

Ka nisur sot episodi i parë i sezonit të katërt të podcastit të drejtuar nga kryeministri Edi Rama. “Flasim”.

Diana dhe Keidi Pushi, nënë dhe bijë, iniciuese të platformës “Reborn Albania” ishin të ftuarat e radhës, ndërsa folën në lidhje më rëndësinë e meditimit.

Dhurata që kishin zgjedhur për kryeministrin, ishte një pëllumb që simbolizon paqen.

Duke komentuar zgjedhjen e tyre, Rama u shpreh se ai është gjithmonë në kërkim të paqes por se kurrë nuk e gjen atë.

“E dashuroj paqen, është e vërtetë, por nuk e gjej. Mbase po ta gjeja nuk do të ishte më paqe. Paqja e vërtetë është ajo që zien. Unë jam vetëm luftë, vetëm paqe s’jam. Unë paqen e dua, por luftë jam. Të punoj për paqen”, u shpreh Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat