Rijetëzimi i kalasë së Elbasanit, nënshkruhet marrëveshja me AADF

Shqipëria

Rijetëzimi i kalasë së Elbasanit, nënshkruhet marrëveshja me AADF

Më: 11 janar 2025 Në ora: 14:12
Foto nga vendi i ngjarjes

Në Elbasan, u nënshkrua sot Memorandumi i Mirëkuptimit për Rikualifikimin e lagjes Kala të qytetit.

Në ceremoni, mori pjesë kryeministri Edi Rama, së bashku me Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku, Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja dhe përfaqësues të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

“Këtu në Elbasan ka një besim të palëkundur tek hudhra si një komponent i rëndësishëm të mbajtjes larg të syrit të keq, por në qoftëse do të na nderonte me vizitën e saj këtu kukuvajka kanarinë, ne do të ishim shumë mirënjohës sepse do të na jepte mundësinë që ta forconim këtë marrëdhënie mafioze, korruptive, kriminale me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe të vinim të gjitha paratë e krimit të përbashkët në dispozicion të qytetit të Elbasanit, të bindur që nuk do kishte sy të keq që do të na afrohej më sepse do të kishim një hudhër 2.0 në dispozicion.

Do më falni për këtë entuziazëm patetik që kam kur më kujtohet fakti që Fondi ka fatin e madh që të ketë një stakler, jo se mua më kanë munguar stalkerat, por nuk e kam pasur kurrë në këtë lloj trajte kaq cicëruese.

Për të ardhur tek kalaja dhe tek Elbasani, ka një fakt që duhet adresuar dhe duhet përmbysur. Ndërkohë që Berati, I cili e ka nisur procesin e rilindjes dhe transformimit në funksion të turizmit dhe e ka kthyer, faktikisht, turizmin në një motor të fuqishëm të ekonomisë vendore ku Fondi ka, patjetër, kontributin e vet në partneritet me ne dhe ka rritur në 800 mijë, Berati, 800 mijë vizitorë turistë. Elbasani është sot që flasim në rendin e 20-25 mijë vizitorë. Ndërkohë që vizitorët dhe turistët në kalanë e Beratit kanë kohë që kanë kapërcyer numrin 100 mijë të tillëve, në kalanë e Elbasanit janë rreth 4 mijë.

Këto shifra mund të përmbysen dhe do të përmbysen shumë shpejt me projektin e kalasë. Kalaja e Elbasanit ka një histori dhe ka disa përbërës që kanë një potencial të jashtëzakonshëm. E përmendi nënkryetarja aspektin e pranisë së religjioneve përmes simboleve të tyre brenda në kala, por ka dhe shumë elementë të tjerë edhe nëse ne do të arrijmë të bëjmë dhe do ta bëjmë patjetër në kohën dhe mënyrën e duhur, një projekt të “nivelit kriminal” të Fondit Shqiptar Zhvillimi, atëherë do të kemi absolutisht një, – juve u mpakët tani, (perfaqësuesit e Fondit Shqiptar të Zhvillimit) se juve ndërkohë që flas unë, juve po parashikoni se ç’do të ju dëgjojnë veshët. E po tani s’kemi ç’a bëjmë, ne mezi presim që të kemi edhe sa më shumë prurje të reja në këtë shoqatën tonë të viktimave të shpifjeve. Ne kënaqemi kur goditen edhe të tjerë që kujtojnë se jeta është kaq e lehtë, edhe kur na bashkohet në këtë shoqërinë e viktimave të shpifjes”, u shpreh Rama.

Ky projekt që mishëron bashkëpunimin dhe përkushtimin për të ruajtur trashëgiminë kulturore dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik të qytetit, sipas kryeministrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat