Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Pogradec në një berberanë në lagjen numër 2 të qytetit pranë zonës e njohur si Rr. Rinia.
Një shtetas i cili sipas burimeve policore rezulton të jetë S. Syzo e që është shpallur në kërkim, ka goditur me mjet prerës një tjetër të ri i cili ka qenë duke u qethur tek berberi.
Sipas të dhënave fillimisht konflikti ka nisur me fjalë më pas agresori ka përdorur mjet prerës thikë duke plagosur 23 vjeçarin N. Agolli i cili u transportua në spitalin e Pogradecit me dëmtime në në kokë, krahë dhe njërën dorë, për momentin ndodhet nën kujdesin e mjekve.
Fill pas goditjes agresori është larguar me makinë dhe policia është ende duke e kërkuar.
Ndërkohë po mbrëmjen e sotme tek zona e ish farmacisë në Pogradec ka ndodhur një tjetër konflikt mes disa personave duke u përplasur fizikisht 2 prej tyre janë shoqëruar në komisariat.
Gjithashtu në Fier rreth orës 20:00, në lagjen “8 Shkurti”, Fier, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është dëmtuar në këmbë me mjet prerës një shtetas 16 vjeç, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
Eshtë ngritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autoriteve.