Karamuço: Pres që Dritan Rexhepi të tregojë vendndodhjen e trupit të Jan Prengës

Shqipëria

Karamuço: Pres që Dritan Rexhepi të tregojë vendndodhjen e trupit të Jan Prengës

Më: 11 janar 2025 Në ora: 21:29
Ervin Karamuço

Në një lidhje live për emisionin “Review” në Euronews Albania, eksperti kriminalistik Ervin Karamuço ka apeluar për zbardhjen e rastit të Jan Prengës, duke shpresuar që i ekstraduari Dritan Rexhepi të tregojë vendndodhjen e trupit të viktimës.

Unë pres që ai të zbulojë të vërtetën për rastin e Jan Prengës dhe të tregojë se ku është fshehur trupi i viktimës,” tha Karamuço.

Megjithatë, Karamuço theksoi se Rexhepi nuk mund të bëhet i penduar, duke e cilësuar atë si një person që nuk bashkëpunon me organet e drejtësisë.

Sipas ekspertit, Rexhepi ka qenë i dyshuar për një tentative atentati ndaj një prokurori të krimeve të rënda, dhe për atë ngjarje kur ai u shoqërua nga policia e Durrësit dhe më pas u arratis.

“Prokurori dhe polici dolën nga zyra dhe e lanë vetëm, ndërkohë që ai u arratis nga Policia e Durrësit. Nuk është nga këto profile që mund të bashkëpunojë me drejtësinë,” shpjegoi Karamuço.

Kur flitet për zhdukjen e trupit të Jan Prengës, Karamuço theksoi se Dritan Rexhepi është vetë i akuzuar si organizator dhe porositës i krimit, duke e bërë të pamundur për të që të bëhet i penduar i drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat