Gazetari Edison Vatanikaj foli në emisionin Review në Euronews Albania lidhur me procedurat për ekstradimin e Durim Bamit nga Dubai.
Sipas Vatanikajt, mbrojtja e Bamit ka paraqitur në gjykatë një listë të gjatë emrash, duke pretenduar se ata janë individët që, sipas Bamit, duan ta vrasin, dhe kjo është një prej arsyeve për të mos e ekstraduar në Shqipëri.
Vatanikaj shtoi se Durim Bami ka ofruar si provë në gjykatën e Emirateve të Bashkuara Arabe një listë personash që, sipas tij, përbëjnë një kërcënim për jetën e tij.
Po ashtu, mbrojtja ka dorëzuar materiale të përgjuara nga aplikacioni SKY ECC, që përdoret për komunikime të koduara, për të mbështetur kërkesën e tij për të mos u ekstraduar në Shqipëri.
“Durim Bami ka paraqitur si provë për të mos u ekstraduar pranë gjykatës në Emiratet e Bashkuara Arabe një listë personash që, sipas tij, duan ta vrasin, si dhe materiale nga përgjimet e SKY ECC.”