Një aksident i frikshëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Beratit.
Makina humb kontrollin, merr para mbajtëset metalike të rrugës dhe përplaset me shtyllën.
Aksidenti ka ndodhur në qendër të qytetit,në vendin e quajtur “Axhensia”,në hyrje të parkimit nëntokësor dhe fatmirësisht nuk ka pasur asnjë kalimtar të lënduar.
Fuoristrada, e llojit Mercedes Benz GL, me targa AB 473 AX, po qarkullonte me shpejtësi nga Ish/Merkatoja në drejtim të gjykatës, kur ka rrëshqitur dhe është përplasur me shtyllën.
Pas përplasjes,drejtuesi i mjetit e ka lënë makinën dhe është larguar nga vendngjarja. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë që po kryejnë edhe veprimet e para hetimore dhe që bën të mundur edhe hapjen e rrugës,që u bllokua për disa minuta.
Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se është identifikuar emri i pronarit të mjetit,por nuk dihet ende nëse ka qenë ai në drejtimin e mjetit apo jo.
Sipas policisë, po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe ndalimin e drejtuesit të mjetit që e shkaktoi aksidentin.