Reshje dëbore në qarkun e Dibrës, akset rrugore pjesërisht të kalueshme me zinxhirë

Shqipëria

Reshje dëbore në qarkun e Dibrës, akset rrugore pjesërisht të kalueshme me zinxhirë

Më: 12 janar 2025 Në ora: 08:23
Foto ilustrim

Reshje e dëborës kanë përfshirë Qarkun e Dibrës. Reshjet kanë qenë me intensitet mesatar, trashësia në qytetin e Peshkopisë dhe Bulqizës ka arritur rreth 20 centimetra, ndërsa në zonat e thella varion deri në 40 centimetra.

Akset rrugore janë pjesërisht të kalueshme me zinxhirë.

Aksi kombëtar Peshkopi-Tiranë për momentin është i kalueshëm me zinxhirë, aksi Peshkopi-Kukës i kalueshëm pjesërisht me zinxhirë, aksi Peshkopi-Librazhd i kalueshëm me zinxhirë.

Kompanitë kontraktore kanë bërë pastrimin e borës dhe kriposjen e rrugës,por reshjet vazhdojnë ndaj, drejtuesit e mjeteve duhwt të reduktojnë shpejtësinë, lëvizjet e panevojshme dhe të përdorin gomat e dimrit dhe zinxhirët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat