Vendosi tritol në derën e një marketi, identifikohet autori. Policia e arrestoi pas tre orësh

Shqipëria

Vendosi tritol në derën e një marketi, identifikohet autori. Policia e arrestoi pas tre orësh

Më: 12 janar 2025 Në ora: 09:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Frederik  Paplekaj është autori i dyshuar i vendosjes së lëndës plasëse në derën e një market në zonën e Thethit.

Vendosi lëndë plasëse në derën e  një marketi në fshatin Theth, falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale të kryera nga Policia, pas tre orësh pas ngjarjes  identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Kapja e tij  u bë në kushte të vështira si pasojë e reshjeve të dëborës.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin  “Theth”, në derën  e  marketit së shtetasve Ç. B., dhe A.B., është  hedhur  një sasi e vogël, lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar  vetëm dëme materiale.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta profesionale kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen  në Qafë Thore dhe shoqërimin në Komisariat të shtetasit F. P., 39 vjeç.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i 39 vjeçarit për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat