U shkarkua nga abuzimet, aktorja për çiftin Basha: SPAK të marrë masa për lirimin e Teatrit!

Shqipëria

U shkarkua nga abuzimet, aktorja për çiftin Basha: SPAK të marrë masa për lirimin e Teatrit!

Më: 12 janar 2025 Në ora: 09:39
Delinda Disha

Aktorja Delinda Disha ka reaguar sërish pas shkarkimit të Altin Bashës nga posti si drejtori i Teatrit Kombëtar. Në një video të në rrjetet sociale me fotografinë e çiftit Basha në duar të grisur ajo shprehet se Teatri Kombëtar u lirua dhe se sot ka rilindur sërish. 

"Këtë video po e bëj për të gjithë artistët duke filluar qysh nga Portokallia dhe Teatri Kombëtar që kanë marrë vuajtje nga çifti Caucesku. Janë hequr njerëz nga puna kur kanë marrë kredi apo kur janë bërë me fëmijë. I bëj thirrje SPAK-ut që të marrë masa sa më shpejt për ta liruar Teatrin sepse është tempulli i artistëve.", thotë aktorja. 

Ndërkohë menjëherë pas shkarkimit të Bashës, me vendimin e Këshillit të Ministrave, është komanduar drejtori i ri. Postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar e ka marrë përkohësisht Indrit Çobani.

Shkarkimi i Bashës erdhi pas investigimit të emisionit "Piranja", ku nxorën zbuluar skandalin me abuzimin e fondeve të Teatrit Kombëtar. 

Në investigimin e Piranjave faktohet se Altin Basha si drejtor i Teatrit Kombëtar dhe bashkëshortja e tij, Iliriana Basha, kanë abuzuar me fondet që ka ky institucion.

"Piranjat" faktuan se Altin Basha si drejtor i Teatrit Kombëtar dhe bashkëshortja e tij, Iliriana Basha, kanë abuzuar me fondet që ka ky institucion. Ndërkaq në një përballje me "Piranjat" Altin Basha nuk dha thuajse asnjë përgjigje, duke kërkuar takim zyrtar tek Teatri Kombëtar.

Ndërsa bashkëshortja e tij Iliriana Basha nuk pranoi të ketë përfituar nga fondet e kostumeve për shfaqjen "Vojçek".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat