Reshje dëborë në juglindje të vendit, zbardhet Pogradeci liqenor

Shqipëria

Reshje dëborë në juglindje të vendit, zbardhet Pogradeci liqenor

Më: 12 janar 2025 Në ora: 10:25
Foto nga vendi i ngjarjes

Reshje dëborë në juglindje të vendit. Me të dendura kanë qenë në zonat malore aty ku e trashësia ka shkuar nga 5-10 cm. Ndërkhë edhe Pogradeci liqeni është zbardhur nga dëbora ditën e stme.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm vështirësi ka patur në qarkullim në fshatrat e zonave malore ndërkohë që të gjitha akset që lidhin zonat urbane me njësitë administrative janë të kalueshme pa probleme.

Rrugët nacionale përfshi dhe atë Qafë Thanë - Kapshticë - Zemblak - Gorice - Korçë - Leskovik janë të kalueshme pa probleme.

Te kalueshme janë edhe rrugët e fshatrave turistikë të Dardhës e Voskopojës por autoritetet e qarkullimit rrugor këshillojnë drejtuesit të pajisin mjetet e tyre me goma dimërore.

Nuk raportohen ndërprerje të energjisë elektrike me përjashtim të shkëputjeve të herëpashershme në zonat e thella. Temperaturat në juglindje shënojnë - 4 gradë celcius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat