Regjistrimi i emigrantëve/ Interes i lartë në Greqi dhe Itali, aplikimet mbyllen në 4 mars

Shqipëria

Regjistrimi i emigrantëve/ Interes i lartë në Greqi dhe Itali, aplikimet mbyllen në 4 mars

Më: 12 janar 2025 Në ora: 12:05
Gazetare

Kanë kaluar më shumë se 36 ore nga nisja e regjistrimit të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë shtetit.

Vihet re një interes i lartë, kryesisht nga emigrantët të cilët jetojnë në Itali, të ndjekur më pas nga Gjermania dhe Greqia.

Emigrantët mund të regjistrohen online në faqen e internetit te KQZ, ku ndjekin të gjithë procedurën dhe presin më pas përgjigjen. Aplikimet do të vazhdojne deri në datën 4 mars.

“Janë 4200 shtetas shqiptarë që janë regjistruar. Interesi më i lartë vjen nga shetasit shqiptarë që jetojnë në Greqi, por edhe SHBA dhe Britaninë e Madhe. 70 përqind e aplikantëve janë meshkuj. Aktualisht ka pasur 59 kërkesa që janë refuzuar”, raportoi gazetarja e ABC News, Greta Bullari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat