“Po lutemi që çdo gjë të shkojë mirë”, gjendja kritike e Janullatos, zv.kryeministrja Balluku shkon në Greqi për ta vizituar

Shqipëria

“Po lutemi që çdo gjë të shkojë mirë”, gjendja kritike e Janullatos, zv.kryeministrja Balluku shkon në Greqi për ta vizituar

Më: 12 janar 2025 Në ora: 12:10
Foto nga takimi

Gjendja shëndetësore e kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Janullatos vazhdon të jetë kritike, por stabël.

Përpara pak ditësh, ai kreu një operacion në një spital në Athinë, me mjekët që i hoqën pjesën e hemorragjisë, teksa më pas është vënë në intubim.

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka shkuar për ta vizituar dhe për të ndjekur nga afër gjendjen e tij, ku shfaqet në pamjet e siguruara nga korrespondenti i Top Channel, Artur Bibe.

“Po lutemi që çdo gjë të shkojë mirë”, tha ndër të tjera Balluku.

Në këto ditë të vështira për shëndetin e Kryepiskopit Anastas, Primatët e Kishave Orthodhokse në mbarë botën, Episkopë, klerikë, besimtarë të shumtë kanë dërguar letra ku luten nxehtësisht për shëndetin e Fortlumturisë së Tij Kryepiskopit Anastas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat