Rama paralajmëron padi ndaj Bardhit: Babale i dytë!

Shqipëria

Rama paralajmëron padi ndaj Bardhit: Babale i dytë!

Më: 12 janar 2025 Në ora: 12:25
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi një padi ndaj Gazment Bardhit, me akuzën e kallëzimit të rreme.

Kjo pasi SPAK vërtetoi që vëllai i kreut të qeverisë, Olsi Rama nuk ishte i implikuar në aktivitet kriminal sic e denoncoi Bardhi.

Sipas Ramës, tani që u krye hetimi dhe rezultoi se kallëzimi ishte i rremë, avokatët po punojnë për një proces gjyqësor.

Por tani që u krye hetimi i plotë dhe doli cullak krijimi i rrethanave të kallëzimit të rremë, avokatët do të punojnë edhe në rrafshin e kësaj vepre penale për një proces gjyqësor siç e meriton autori i Babales së Dytë”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat