Komisariati i Policisë Vlorë ka nisur procedimin penal ndaj shtetasve me iniciale F. B., 33 vjeçe, dhe A. M., 28 vjeç, të dy banues në qytetin e Vlorës.
Sipas hetimeve, më datë 10.01.2025, 33 vjeçarja, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur lehtë me mjet të mprehtë shtetasin 28 vjeçarin.
Ndërkohë, gjatë marrjes në pyetje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, 28-vjeçari me iniciale A. M. dyshohet se ka dhënë deklarime të rreme përpara oficerit të Policisë Gjyqësore.
Kjo duke penguar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.