Reshje bore dhe erëra të forta në Qafë të Qarrit: Vështirësohet qarkullimi i mjeteve

Shqipëria

Reshje bore dhe erëra të forta në Qafë të Qarrit: Vështirësohet qarkullimi i mjeteve

Më: 12 janar 2025 Në ora: 16:22
Qafë të Qarrit

Reshjet e dendura të dëborës, të shoqëruara me erëra të forta, kanë krijuar vështirësi të mëdha në qarkullimin e mjeteve në Qafë të Qarrit. Për të mbajtur të hapura dy akset kryesore që lidhin Korçën me Ersekën, janë angazhuar 7 mjete borëpastruese, nga të cilat 4 po punojnë intensivisht në rrugën e vjetër.

Përveç pastrimit të dëborës, rrugët nacionale janë duke u kriposur për të parandaluar ngricat dhe për të siguruar qarkullim të sigurt.

Policia rrugore është në terren për të monitoruar situatën dhe për të siguruar zbatimin e masave të sigurisë nga drejtuesit e mjeteve.

Drejtuesit që udhëtojnë në këtë aks janë të detyruar të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë. Në rast të mungesës së këtyre pajisjeve, policia do t’u ndalojë qarkullimin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat