Berisha fton Ramën në një debat mes njëri-tjetrit

Shqipëria

Berisha fton Ramën në një debat mes njëri-tjetrit

Më: 12 janar 2025 Në ora: 17:54
Sali Berisha

Gjatë një takimi me demokratët e Lezhës, kryedemokrati, Sali Berisha ka ftuar kryeministrin Rama në një debat përballë njëri tjetrit për të diskutuar mbi punët që janë bërë dhe programet e secilës palë.

Sipas Berishës, Rama I druhet një përballje dhe një ballafaqimi me realitetin e punëve që nuk ka bërë gjatë 12 viteve të qeverisjes socialiste.

“Sa rrin e flet me veten në makinë, hajde më mirë të dalim në shesh të burrave dhe ti themi njëri-tjetrit gjërat, se rregulli këtë ka. Hajde ulemi dhe shpjegoi pensionistëve pse pensioni në Mal të Zi, që në vitin 2013 ishte më i ulët se në Shqipëri dhe sot është 450 euro.

Si shkoi? Çfarë ka Mali i Zi? As 1\20 e pasurive tona nuk i ka”, tha kreu i PD, Sali Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat