SPAK rrëzoi Bardhin, Lita: Rama e përdori këtë për intimidim të opozitës në prag të fushatës

Shqipëria

SPAK rrëzoi Bardhin, Lita: Rama e përdori këtë për intimidim të opozitës në prag të fushatës

Më: 12 janar 2025 Në ora: 23:21
Ilustrim

SPAK rrëzoi Bardhin, Lita: Rama e përdori këtë për intimidim të opozitës në prag të fushatës

Vendimi i Prokurorisë së Posaçme për të rrëzuar pretendimet e kreut të grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi mbi lidhjet e vëllait të kryeministrit shqiptar, Olsi Rama me grupin e dosjes “Xibraka”, ka shkaktuar një përplasje mes Bardhit dhe vetë Edi Ramës.

Lidhur me këtë çështje gazetari dhe analisti Lavdrim Lita në një lidhje me skype në studion e lajmeve në “Ora News” u shpreh se Rama e përdori këtë çështje më shumë për një intimidim të opozitës duke paralajmëruar dhe një kallëzim penal ndaj Gazment Bardhit.

Nga ana tjetër, teksa u ndal në nisjen e fushatës elektorale nga partitë me lkartën e votës së diasporës Lavdrim Lita u shpreh i mendimit se sot qytetarët presin ndryshim, por politika qëndron larg tyre dhe halleve të përditshme që ata kanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat