Atentati mafioz në Tiranë/ 56 vjeçari u ekzekutua brenda në makinë, autori dyshohet se e ka pritur pranë banesës

Shqipëria

Atentati mafioz në Tiranë/ 56 vjeçari u ekzekutua brenda në makinë, autori dyshohet se e ka pritur pranë banesës

Më: 13 janar 2025 Në ora: 06:41
Foto ilustrim

56 vjeçari Bujar Nasufi ka qenë i vetëm në makinë kur është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në Tiranë.

Ai është vrarë brenda makinës pasi ka marrë dy pluimba në gjoks.

Sipas informacioneve, ai sapo kishte ndaluar makinën dhe po hynte në derën e banesës. Autori dyshohet të ketë qenë i vetëm, e ka pritur pranë banesës dhe ka qëlluar me pistoletë në xhamin ballor dhe anësor të viktimës.

Sipas policisë, 56 vjeçari nuk ka pasur probleme. Edhe fqinjët janë shprehur se ka qenë i qetë dhe nuk kishte konflikte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat