Mijëra familje janë pa energji elektrike në Lezhë. Një situatë e tillë me orë kaq të zgjatur kishte vite që nuk kishte ndodhur.
Gazetari Elidon Ndreka raporton për Balkanweb se moti me reshje dje dhe era e fortë që vijon ende duket se kanë shkaktuar probleme në rrjetin elektrik.
Mungesa e energjisë që prej mbrëmjes të së shtunës vijon ende në lagje të qytetit të Lezhës dhe Shëngjinit.
Në zonat rurale situata është edhe më e vështirë.