Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh Kryesinë e PS për takimet me diasporën

Shqipëria

Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh Kryesinë e PS për takimet me diasporën

Më: 13 janar 2025 Në ora: 08:46
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë Kryesinë e Partisë Socialiste, në orën 09:00 të kësaj të hëne.

ABC News mëson se fokus i mbledhjes do të jetë takimet që drejtuesit politikë të PS po zhvillojnë me diasporën.

Që prej së shtunës, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh edhe drejtuese politike e qarkut të Fierit, e shoqëruar nga eksponentë të Partisë Socialiste, ndodhen në Greqi nga ku kanë bërë thirrje për sa më shumë regjistrime në mënyrë që me 11 maj të gjithë shqiptarët jashtë vendit të ushtrojnë të drejtën e votës.

Paralelisht Partia Socialiste ka ngritur disa zyra të cilat do të shërbejnë si pika informimi për shqiptarët të cilët jetojnë jashtë shtetit.”– u shpreh drejtuesja politike e Tiranës, Ogerta Manastirliu.

“Aplikimet për diasporën mbyllen më 4 mars dhe brenda kësaj kohe, aplikimi mund të përsëritet shumë herë në rast dështimi, deri në miratimin e saj nga KQZ.”- u shpreh drejtuesi politik i Vlorës Blendi Çuçi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat